Lajme

Kurti shkon për ngushëllime tek familja Mikullovci

09/17/2020 17:06
nga:Sh Xh

Albin Kurti e Albulena Haxhiu ishin tek familja Mikullovci për ngushëllime, raporton Gazeta Blic.

Këtë e bëri të ditur vet Haxhiu përme snjë postimi në facebook.

Haxhiu tha se jeta dhe vepra e bacës Adem do mbeten të kujtuara dhe ndjekura si rrugë e një jete të dinjitetshme me parime të pathyeshme

Ky është postimi i saj i plotë:

Sot, së bashku me kryetarin Kurti, sekretaren organizative Vlora Haxhimehmedi dhe kryesuesin e Këshillit të Përgjithshëm Hydajet Hyseni ishim për vizitë për të shprehur ngushëllimet tona tek familja Mikullovci për vdekjen e artistit të madh dhe aktivistit e deputetit, Adem Mikullovci.

Jeta dhe vepra e bacës Adem do të mbeten përherë të kujtuara dhe ndjekura nga ne si rrugë e një jete të dinjitetshme dhe me parime të pathyeshme.

Sot, së bashku me kryetarin Kurti, sekretaren organizative Vlora Haxhimehmedi dhe kryesuesin e Këshillit të Përgjithshëm…

Publiée par Albulena Haxhiu sur Jeudi 17 septembre 2020

10/05/2020 19:09

Shkumbin Istrefi rrëfen ekskluzivisht për GazetaBlic, kujtimin e paharruar nga Adem Mikullovci