Lajme

Kurti, Selimi e Ahmeti vizitojnë Ramush Haradinajn në Francë! (FOTO)

02/16/2017 18:22
nga:Gazeta Blic

Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e këtij subjekti politik, Rexhep Selimi dhe të parin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e kanë vizituar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Francë, me vendim të Gjykatës së Apelit në Colmar të këtij shteti.

Ahemti, duke e konsideruar si të padrejtë, ndalimin e Haradinajt në Francë, thotë se e ka shfrytëzuar pushimin e festës së pavarësisë së Kosovës për tu takuar me Haradinajn, raporton GazetaBlic.com

“Shfrytezuam pushimin e pavarësisë për ta vizituar Ramush Haradinajn në Strasbourg. Mbajtja e tij në Francë është padrejtësi. “Padrejtësia dikund është padrejtësi gjithkund””, ka shkruar Ameti në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Haradinaj, është ndaluar në Francë nga autoritetet e këtij shteti bazuar në një fletëarrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Më 2 mars të këtij viti, Haradinaj do të dalë edhe një herë para drejtësisë, pas gjykimit të fundit të mbajtur më 9 shkurt, kur edhe pritet që të merret vendimi përfundimtar ndaj tij./GazetaBlic.com/

08/07/2019 16:22

Parashikon Arben Ahmeti: LDK-së i nevojitet ky koalicion, 4 partitë që po garojnë për vendin e parë