Lajme

Kurti s’e përfillë kërkesën e Amerikës: S’do të ketë shtyrje të afatit për targat

10/25/2022 11:49
nga:G C

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk do të ketë vendim për shtyrje të afatit për targat.

Ai këto deklarata i ka bërë pas Samitit të Ballkanin Perëndimor.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në vizitën e tij të fundit në Kosovë ka kërkuar që afati për targat të shtyhet për 10 muaj, por kjo ka hasur në kundërshtim nga liderët vendorë.

Kujtojmë që edhe Gabriel Escobar por edhe Miroslav Lajçak i shtruan kërkesën Kosovës që të shtyjë afatin për targat edhe 10 muaj.