Lajme

Kurti: Rënia e numrit të rasteve, meritë e qeverisë

3 vite më parë
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një kohe të gjatë, ka pranuar të jetë në cilësinë e të intervistuarit.

Në një intervistë për RTK, Kurti po shpalos detaje me 100 ditëshin e qeverisë aktuale, ndërsa rënien e numrit të rasteve e sheh si meritë të qeverisë, përcjell GazetaBlic.

“E kemi marrë drejtimin me 781 raste dhe 17 vdekje në ditë, ndërsa tani i kemi 9 raste në ditë me asnjë vdekje.

Kuptohet, këtu ndikim ka luajtur edhe sjellja e qytetarëve, por besoj se meritë kemi ne edhe si ekzekutiv”, tha ndër të tjera Kurti.

/GazetaBlic/