Lajme

Kurti publikon videon ku flet për propozimin e mandatarit që iu dërgua Presidentit, tregon se a ka marrëveshje me LDK-në

01/20/2020 09:52
nga:B. D

Kandidati për kryeministër dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, minuta më parë ka publikuar një video ku flet për propozimin e VV-së që i ka dërguar gjatë ditës së sotme Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ku VV propozon Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Kurti thotë se edhe këtë herë VV detyrohet të dërgoj emrin për mandatarin e qeverisë pa një marrëveshje me LDK-në.

Ai shton se VV ka dërguar propozimin me shkresë tek Presidenti dhe tregon se nuk e ka propozuar ofertën e fundit të LDK-së, por që VV është e gatshme për takime për përpjekjet e një marrëveshje.

Kurti thotë se nuk mund të kthehen më prapa për asgjë që ka ndodhur deri më tani.

Ky është mesazhi i tij i plotë: 

Propozimin e VV-së për kryeministër, si subjekt fitues në zgjedhjet e 6 tetorit, kemi dashur ta dërgojmë tek Presidenti pas një marrëveshje me LDK-në. Në mbledhjen konstituive të Kuvendit me 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje, edhe tek presidenti me 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake dhe tani dy javë pas atij takimi 4 minutash ende nuk kemi marrëveshje për Qeverinë e re.

Ne sot po e dërgojmë propozimin tonë me shkresë tek presidenti, sekretarja jonë organizative, Vlora Haxhimehmedi, do ta bëjë këtë. Ne nuk kemi pranuar propozimin e fundit të drejtuesve të LDK-së, por jemi treguar shumë të gatshëm për takimet e më tejme me synim të alternativave të tjera që do të ishin të pranueshme për të dyja palët.

E theksoj përsëri, nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019, ata nuk e kanë pranuar propozimin tonë të fundit, ndonëse ndryshe nga dakordimi nuk e trajtuan fare në Këshillin e Përgjithshëm.

Qëndrimi se takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra qasja “merre ose lëre” d.m.th lëre, besoj se mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve për të mos dalur nga ajo deri në gjetjen e gjuhës së përbashkët dhe arritjen e marrëveshjes sonë. Ne si VV kemi marrë mandatin ta bëjmë një qeveri që ju e dëshironi e që vendit i duhet me aq urgjencë.

As më shumë e as më pak, kemi filluar duke çliruar nga kapja udhëheqjen e Kuvendit, nuk është më aty ai Pronto kryeparlamentari që shante e kërcënonte nga foltorja, por kryetari i ri Glauk Konjufca. Unë besoj se mund të kthehemi e duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve, ditët në vijim do takoj edhe përfaqësuesit e pakicave.

Me rastin e dërgimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Me rastin e dërgimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Publiée par Albin Kurti sur Lundi 20 janvier 2020

Vetëvendosje propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë

02/20/2020 13:03

Kurti paralajmëron shkarkime të reja të bordeve