Lajme

Kurti publikon pamje të reja nga Brukseli, tregon se kush u kujdes për sigurinë e delegacionit atje

3 vite më parë
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar sërish fotografi e video nga vizita që pati në Bruksel, ku ka falënderuar institucionet e sigurisë atje.

Me anë të një shkrimi në Instagram, Albin Kurti ka treguar se për sigurinë e delegacionit të Kosovës atje janë kujdesur forcat e policisë belge.

Ai po ashtu ka thënë se ambasada e Kosovës në Bruksel është kujdesur për përgatitjet dhe mbarëvajtjen.

“Ambasada jonë në Bruksel është kujdesur për përgatitjet dhe mbarëvajtjen, ndërkaq forcat e policisë së Belgjikës janë kujdesuar për sigurinë e delegacionit tonë gjatë vizitës sonë dyditore atje. I falënderojmë e u jemi mirënjohës”, ka shkruar ai.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij.

LEXO EDHE: