Lajme

Kurti: Presidenti po integrohet në drejtësinë e pajtuar me Serbinë

11/08/2017 12:05
nga:M H

Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti duke iu referuar një dokumenti jozyrtar të emërimit të gjyqtarëve serbë nga Veriu i Kosovës, ka thënë se këta gjyqtarë janë emëruar duke nënshkruar një deklaratë që askund nuk përmend shtetin e Kosovës dhe Kushtetutën e saj.

Sipas Kurtit në deklaratën e nënshkruar nuk përmendet askund lojalitetit gjyqtarët serbë do të tregojnë ndaj shtetit të Kosovës.

“E, në vend të Kushtetutës së Kosovës këta thuhet se paskan si bazë Marrëveshjen e Parë (Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013).Si derivat i asaj Marrëveshjeje të Parë, Marrëveshja për Drejtësi e 10 shkurtit 2015 midis qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, parasheh që Kryetari i Gjykatës Themelore për rajonin e Mitrovicës të jetë serb dhe gjithsej në ndërtesa të jenë 147 shqiptarë dhe 170 serbë. Qytetarët serbë do të gjykohen vetëm nga zyrtarë serbë kurse ata shqiptarë ku t’iu qëllojë”, thekson Kurti.

Kurti vlerëson se me këso teksti të emërimit, presidenti i vendit Hashim Thaçi hoqi gjithçka shtetërore, shmangu Republikën duke depolitizuar Kosovën në term gjeografik, dhe, ishte ai që u betua para këtyre gjyqtarëve e prokurorëve që nuk e njohin Republikën e Kosovës, përkatësisht pavarësinë e shtetit tonë.

“Kësisoj, nuk po integrohen gjyqtarët e prokurorët serbë në shtetin e Kosovës, por Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po integrohet në drejtësinë e pajtuar me Serbinë”, thotë Kurti.

11/21/2017 10:50

Lajmi i fundit: Presidenti iranian deklaron fundin e ISIS-it