Lajme

Kurti: Populli ynë i varfër paguan prokurorë që t’i shërbejnë kriminelëve

06/25/2019 21:36
nga:Xheneta Uka

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar ndaj mospunës së prokurorisë së shtetit.

Kurti,  përmes një postimi të tij në Facebook  ka thënë se janë bërë dy muaj që nga kallëzimin penal që ata kanë dorëzuar për rastin “Syri i Popullit” dhe ende nuk kanë marr ndonjë përgjigjie.

“Askush nuk na thirri as sot, nga prokuroria e shtetit. U mbushën dy muaj që me Glaukun patëm dorëzuar kallëzimin penal. Presidenti i Kosovës dhe Kryetari i Kuvendit kanë gënjyer e shpifur nën betim. Në procesin gjyqësor kundër kinse pjesëtarëve të organizatës së ashtuquajtur “Syri i Popullit”, më 28 dhjetor 2018, kanë thënë një mal me të pavërteta. Prej asaj se dora ime dhe e Glaukut i paska shkruar komunikatat e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, teeshi i Presidentit që paska dëgjuar urdhër për vrasje nga ne, e deri te njëfarë krahu i armatosur i VETËVENDOSJE!-s.” ka shkruar Kurti.

Tutje, Kurti ka shtuar se  krerët e institucioneve gënjejnë në gjykatë duke dhënë betimin se do flasin të vërtetën dhe kështu populli i varfër paguan prokurorë që ti shërbejnë kriminelëve.

“Gjuha është prej tulit e letra duron gjithçka, por kur krerët e institucioneve gënjejnë në gjykatë porsa japin betimin se do flasin të vërtetën, kjo sigurisht se do të duhej t’ishte detyrë fort interesante për prokurorët. Ama jo edhe për këta tanët, meqë asnjëri, ama bash asnjëri, ende nuk na thirri, asnjërin prej neve dyve, as në ditën kur filloi muaji i tretë i moskokëçarjes së tyre. Thua se këta prokurorë populli ynë i varfër po i paguan veçse për t’u bërë fresk kriminelëve?!” ka shkruar më tej Kurti./GazetaBlic/

08/24/2019 15:19

Në Skenderaj u zhvesh, por në plazh Fjolla Morina mbulohet kokë e këmbë