Lajme

Kurti: Po na largoni nga BE dhe po na ktheni në të kaluarën

04/11/2019 15:41
nga:Gazeta Blic

I pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën e Lidershipit Ballkanik të Federatës Universale të Paqes që u mbajtë në Tiranë.

Në fjalimin e tij Kurti ka thënë se është i nderuar që po merr pjesë në këtë forum që ka synim kaq fisnik e universal si paqja.

Kurti ka deklaruar se deputetët janë e kundërta e bisedimeve e pazareve sekrete të liderëve autoritarë që na largojnë nga paqja dhe Bashkimi Evropian e na afrojnë me rrezikun e luftërave dhe të rikthimit të së kaluarës.

” Parlamentarët (deputetët) flasin dhe përfaqësojnë. Ata janë e kundërta e bisedimeve e pazareve sekrete të liderëve autoritarë që na largojnë nga paqja dhe Bashkimi Evropian e na afrojnë me rrezikun e luftërave dhe të rikthimit të së kaluarës”.

Kurti tutje ka thënë se është detyre e së cilit që të kontribuojë për drejtësinë dhe për paqen.

“Është detyra jonë të kontribuojmë për drejtësinë dhe për paqen, fillimisht aty ku jetojmë e veprojmë, sepse paqja e drejtësia në shtëpinë tonë është themeli i kontributit për paqen e drejtësinë në botë. Për paqen dhe drejtësinë, jo për paqen me padrejtësinë”.

08/23/2019 08:44

Besojeni ose jo, kjo është shuma marramendëse që fitojnë këngëtarët shqiptarë në dasma!