Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë “uron që të mos dalin paralajmërimet e opozitës së Ligji për Fondin Sovran të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.
Kurti tha se ky ligj ka një vit që ndodhet në Gjykatën Kushtetuese. Ai u shpreh se shpreson që të “ndërpritet avazi i bllokimit të reformave progresive”.
“Muajin tjetër bëhet një vit që kur Ligji për Fondin Sovran është në Gjykatën Kushtetuese. Çdo ditë që po kalon është kohë e humbur dhe e vlefshme meqenëse po pengohet shteti jonë në një kohë të rëndësishme.
Urojmë që paralajmërimet opozitare që Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë Ligjin Sovran, sipas informatave të tyre të brendshme të mos dalin të sakta. Urojmë të ndërpritet ky avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste, siç ndodhi me Ligjin për Byrnë, me Ligjin për Këshillin Prokurorial, Ligjin për Çmimet Tavan për produktet bazë ndër të tjera”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.