Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar “Bad New Eagles”, për kualifikimin në turneun më të madh në botë të CS:GO, PGL Major Antwerp 2022, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, Kurti ka thënë se i gëzohet çdo të arriture të rinisë kosovare.
“Pra, prej internet kafesë, ku filluan ushtrimet e para, BNE nga sot na përfaqësojnë në garën më të madhe në botë”, ka shkruar Kurti.
BNE triumfoi 2:1 ndaj Sinners për ta siguruar biletën për në Belgjikë, në turneun më të madh në botë në E-Sports.