Lajme

Kurti: 100 familje në Skenderaj përfitojnë kushte të reja të jetesës

08/03/2025 19:05
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas postimit të Artane Rizvanolli, ku ajo njoftoi për përfundimin e renovimit të tre banesave sociale në Skenderaj.

Kurti ka theksuar se për 100 familjet që banojnë në këto ndërtesa, vera do të jetë më e freskët dhe dimri më i ngrohtë, falë investimeve prej 692,744 euro.