Lajme

Kurti pas vendimit për Mlladiq: Mohimi i krimeve në Kosovë duhet të marrë fund

06/08/2021 22:25
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit ku “Kasapi i Ballkanit”, Ratko Mlladiq, u dënua me burgim të përjetshëm për krimet e kryera mbi popullsinë civile në Srebrenicë.

Kurti tha se vendimi është një kujtesë se mohimi serb i krimeve të kaluara në Kosovë duhet të marrë fund.

“Krimineli famëkeq i luftës, Ratko Mlladiq, i njohur si ‘kasapi i Bosnjës dhe Hercegovinës’, dënohet me burgim të përjetshëm për gjenocid. Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero. Por ky vendim është një kujtesë se mohimi serb i krimeve të së kaluarës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë duhet të marrë fund”.