Kandidati për deputet nga VV, Albin Kurti, ka thënë se Drenica është zemra e Kosovës, pas tubimit të tij në Skënderaj, ku pati qytetarë të shumtë që kundërshtuan atë, raporton Gazeta Blic.
“Më 9 shkurt bëhen bashkë 500 mijë zemra për Republikën, për Kosovën. Rroftë familja Jashari! Rroftë Skënderaj! Rroftë kombi shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Bastioni i Lëvizjes sonë, i koalicionit tonë është zemra e qytetarit të Republikës. Drenica është zemra e Kosovës. Më 9 shkurt bëhen bashkë 500 mijë zemra për Republikën, për Kosovën.
Rroftë familja Jashari! Rroftë Skënderaj! Rroftë kombi shqiptar!