Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vazhduar të potencojë se pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti nuk do të negociohen me palën serbe në bisedimet Kosovë-Serbi.
Shefi i ekzekutivit nga Pallati Elysee i Parisit, ritheksoi edhe një herë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se Qeveria e Kosovës do të kontribuojë me të gjitha mundësitë edhe në rajon, me marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, edhe drejt perspektivës dhe integrimeve evropiane.
“Pavarësia e Kosovës, integriteti territorial dhe sovraniteti nuk do të negociohen. Me Serbinë mund të diskutojmë për statusin e marrëdhënieve tona e jo për statusin e Kosovës. Vendimi i GJND-së ka hequr çdo dilemë për ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Kurti.
Në vizitën e tij në Paris, Kurti kërkoi edhe një herë liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se është e padrejtë të mos hiqen vizat kur janë plotësuar 95 kritere.
“Sigurisht që qytetarët e Republikës së Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të të gjitha kritereve, 95 sosh, ende nuk e ka të hequr regjimin e vizave. Më 18 korrik bëhen tri vjet prej se Komisioni Evropian ka thënë se Kosovës duhet t’i hiqet regjimi i vizave. Në vizitën tonë kjo temë është trajtuar. Unë jam i bindur që ata e kanë marrë mesazhin tonë, por s’ka zotim nga ana e tyre që do të ketë heqje të regjimit të vizave”, ka pohuar kryeministri gjatë konferencës për media.
Osmani takon mërgimtarët në Austri: Besimin që e keni tek ne do ta shndërrojmë në vizion