Lajme

Kurti pas takimit me Grenell: Diskutuam nevojën urgjente për t’u përqendruar në zhvillimin ekonomik

01/23/2020 13:36
nga:B. D

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim të Dërguarin Special të presidentit amerikan, Richard Grenell, shkruan GazetaBlic.

Grenell bashkë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett qëndruan për disa minuta në zyret e Vetëvendosjes.

Pas këtij takimi, Kurti deklaroi se bashkë me Grenell diskutuan nevojën urgjente për fokusim në zhvillimin e ekonomisë dhe hapjen e mundësive të reja për punësim.

Bashkë me Kurtin në këtë takim të pranishëm ishin edhe i pari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe deputeteja Fitore Pacolli.

“Unë mirëprita në zyret e VV-së Ambasadorin Richard Grenell bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe deputeten Fitore Pacolli. Ne diskutuam nevojën urgjente për t’u përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha Kurti.

06/01/2020 18:59

Qeveria e Kurtit i reagon Gjykatës Kushtetuese: Po bie në kundërshtim me vetveten!