Lajme

Kurti paralajmëron sot edhe një mbledhje tjetër të Qeverisë!

02/28/2020 13:15
nga:Y I

Një mbledhje gjithë-ditore do të mbahet gjatë ditës së nesërme nga Qeveria e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur sot kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Mbledhja do të mbahet me qëllimin e përfundimit dhe orientimit të programit qeverisës.

“Nesër kemi një mbledhje gjithë-ditore, që programin qeverisës ta shndërrojmë në version përfundimtar, në një plan të punës e të aksionit, me të cilin do ta realizojmë orientimin e ri të qeverisë së Kosovës. Është mirë që i gjithë kabineti tërë ditën ta lë të lirë. Mirupafshim nesër nëse nuk na bije edhe sot pasdite të shihemi”, ka thënë Kurti duke paralajmëruar se sot mund të ketë lëvizje të reja.

Ndryshe, qeveria e Kosovës sot ka shkarkuar edhe dy borde të ndërmarrjeve publike, atë të Trepçës dhe të Infrakos-it.