Lajme

Kurti: Pagat do të rriten, por ato s’mund ta ndjekin rritjen ekonomike

02/22/2022 11:25
nga:N M

Kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për rritjen e pagës minimale, tha se lista fituese e Vetëvendosjes në zgjedhje s’ka fituar me sloganin rritje e pagës dhe drejtësi por punësim dhe drejtësi.

Ai para deputetëve u shpreh se paga minimale duhet dhe do të rritet.

“Sot janë bërë 11 muaj prej se është votuar qeveria jonë dhe besoj që gjatë këtyre 11 muajve kemi shënuar rezultatet të mirat në Ekonomi. BQK ka konstuar rritje 9.9 % ekonomike, me këtë rast në 3 mujorin e dytë të vitit që shkoi ka qenë 16% rritja ekonomike. Ndonëse pagat në Kosovë duhet dhe do të rriten ato s’mund ta ndjekin rritjen ekonomike dhe në anën tjetër pagat mund ta ndjekin rritjen ekonomike vetëm atëherë kur kemi papunësi të ulët, në rastet kur papunësia është shumë e lartë s’mund ta ndjekin rritjen ekonomike. Lista jonë fituese nuk ka fituar me sloganin rritje e pagave dhe drejtësi, por me punësim dhe drejtësi, pagat duhet dhe do të rriten por theksi ynë është tek rritja e punësimit”, ka thënë ai

Haki Abazi: Urgjentisht duhet të mblidhen institucionet e sigurisë së Kosovës