Lajme

Kurti: Opozita e vërtetë e legjislaturës së gjashtë duhet të bëhet qeveria e mbarë e legjislaturës së shtatë

08/14/2019 11:58
nga:Y I

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti së bashkë me  Kryetarin e Qendrës së Prishtinës,  Arben Vitia, kanë takuar gjatë ditës së sotme  ambasadorin e Republikës së Çekisë, z. Pavel Bilek.

Në këtë takim u diskutua për të ardhmen e BE-së dhe Ballkanit si dhe nuk u lanë pa përmendur edhe shumë tema  të aktualitetit .

Kurti i tha ambadosadorit Bilek se është e rëndësishme që  të krijohet një qeveri që i shërben interesave të vendit, mirëqenies së qytetarëve dhe sundimit të ligjit.

Ai theksoi se është tejet e rëndësishme që opozita e legjislaturës së gjashtë të bëhet qeveria e mbarë e legjislaturës së shtatë thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje./Gazeta Blic/

Më poshtë lexoni shkrimin e plotë.