Lajme

Kurti nuk pranon ta përsërisë duar shtrëngimin me Hashim Thaçin

01/06/2020 15:36
nga:B. D

Lideri i LV-së, Albin Kurti dhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, nuk janë parë duke shtrënguar duart para fillimit të takimit.

Madje, në takimin në mes të dy armiqve politik, lideri i LV-së i pyetur nga mediat ka thënë se këtë e kishin kryer para se të hynin gazetarët në sallën ku po mbahet takimi.

Rrjedhimisht, Kurti nuk pranoi që ta përsërisë duar shtrëngimin me Thaçin.

Kjo është hera e parë që po takohen dy liderët që njihen mirë për marrëdhëniet e tensionuara ndër vite. Të dy këta kishin pasur disa akuza ndaj njëri tjetrit.

04/06/2020 21:37

Kurti takohet nesër me Lutfi Hazirin