Kryeministri Kurti ka thënë se nuk do të ketë raund të ri të dialogut para 6 Tetorit, para Samitit me vendet e Ballkanit që do të mbahet në Slloveni.
Sipas tij, data e takimit të radhës edhe më tutje nuk është caktuar, përcjell GazetaBlic.
“Takimi i radhës edhe më tutje nuk është caktuar, por ajo që dihet është se takimi nuk do të ndodhë para 6 Tetorit, kur do të jetë Samiti i Sllovenisë”, tha ndër të tjera Kurti në një konferencë për media.
/GazetaBlic/