Lajme

Kurti në Zoom me filozofin slloven Zizek – thotë se ka marr mbështetjen e tij për ta luftuar popullzimin

11/21/2020 15:48
nga:F K

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me filozofin slloven, Slavoj Zizek.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka shkruar se me Zizekun ka biseduar për një prë e gjysmë në Zoom.

“Me filozofin slloven Slavoj Žižek për një orë e gjysmë bëmë zoom në çështje të ndryshme. Diskutimi ynë lëkundej porsi lavjerrës midis praktikimit të teorive politike dhe teoretizimit të praktikave qeveritare. Žižek është njohës i mirë edhe i historisë e politikës në rajon, si dhe i dinamikave të brendshme të shteteve të Ballkanit”, ka shkruar Zizek.

Kurti ka treguar se gjatë kësaj bisede ata kanë diskutuar edhe për qeverisjen e tij katër mujore, duke thënë se filozofi Ziziek mbështet orientin dhe programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Përvoja nga qeverisja jonë katërmujore dhe perspektiva e rikthimit të afërt, ndryshimet në ShBA dhe sfidat e BE-së, e deri te strategjitë e navigimit dhe ndërhyrjes të së majtës në botë, ishin tema të këtij bashkëbisedimi virtuel. Orientimin, programin dhe qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përveçse i përkrahë pa rezervë, Žižek njëkohësisht i sheh edhe si modelin adekuat politik e shoqëror për t’u ballafaquar me popullizmin e ekstremit të djathtë që vazhdon të jetë në rritje në kohën tonë. Žižek u zotua për mbështetjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të gjitha format që ai mund të kontribuojë”, ka shkruar Kurti.

A do ketë reshje bore gjatë së ditës së nesërme, ky është njoftimi i Institutit Hidrometorologjik

01/15/2021 23:59

“Kurtin e Osmanin i ka bërë bashkë populli”