Lajme

Kurti në Mamushë: Dëmet do të evidentohen përmes një komisioni, kompenzimi do të bëhet nga Pakoja Emergjente

05/21/2020 10:54
nga:E Sh

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar disa komuna sot të prekura nga reshjet dhe breshëri i ditëve të fundit.

Derisa ka qëndruar në Mamushë, Kurti ka thënë se bujqëve duhet t’i dilet në ndihmë edhe kur s’është nevoja sepse ata janë kontribues në buxhetin e shtetit. Mes tjerash Kurti ka thënë se dëmet do të rishikohen me një komision pastaj të bëhet evidentimi i tyre.

“Gjendemi në Mamushë së bashku me ministrin e bujqesisë ku u pritëm nga pronari i kësaj sere që është 1 hektar. Po e shohim vetë dëmin e madh që e kanë shkaktuar akulli i rrufesë që është i paparë në këtë anë. Ne biseduam me një plak 70 vjecar dhe ai tha që në jetën timë nuk kam parë të bie kështu breshër. Popullit punëtor të Nëpërbishtës dhe të Mamushës ne duhet t’i ndihmojmë sepse ata kontribuojnë në buxhetin e shtetit. Ekziston edhe buxheti i ndarë për Ministrinë e Bujqësisë në kuadër të Pakos Emergjente dhe duhet të bëhet evidentimi i dëmeve me një komision dhe pastaj të bëhet vlerësimi i tyre, ashtu që të ndodh kompenzimi i drejtë. Kur sheh një prodhimtari të madhe natyrisht që shteti qeveria dhe shoqëria jonë do të duhej t’i ndihmojmë edhe kur nuk kanë nevojë” , tha ai, raporton GazetaBlic.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka thënë se si ministria do të jenë të përkushtuar që t’i dalin në ndihmë bujqve, duke përmendur disa nga problemet me të cilat ballafaqohen ata.

“Ne si ministri do të jemi të përkushtuar që t’i përkrahim bujqit tonë edhe në këtë situatë emergjente. Unë kam gjetur një borxh në sunvencione me 25 mln euro dhe gjithë detyrimet me subvencione javën e kaluar i kam përfunduar, po ashtu kemi edhe sfida teknike sepse fermerët nuk kanë arritur t’i përfundojnë punimet dhe që të jenë përfitues të granteve, mirëpo kam nxjerr një vendime që afati kohor të shtyhet deri pas kalimit të pandemisë.Të gjitha grantet dhe detyrimet do të paguhen”, tha Mustafa.

Ndërsa Abdylhadi Krasniqi, kryetar i komunës së Mamushës, tha se vetëm dëmet në najllana shkojnë deri në 3,5 milionë euro.

“Falenderoj qeverinë për mbështetjen e qeveriaë për bujqërit dhe më herët nuk kemi parë kësi breshëri dhe po shpresojmë që qeveria do t’i del në ndihmë. Po atëherë vetëm najllona çka janë shkaktuar dëme janë diku 3.5 milionë euro”, tha ai.

Kurti viziton Mamushën pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet

Publiée par GazetaBlic sur Jeudi 21 mai 2020

08/10/2020 15:54

Albin Kurti u shkruan letër të hapur ambasadorëve: Na ndihmoni, sepse jemi në gjendje të rëndë