Lajme

“Kurti mund të tentojë të krijojë qeveri gjithëpërfshirëse”

04/03/2020 23:53
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri edhe një herë ai ka përsëritur se LDK nuk mbyll dyert e bashkëpunimit me VV’në.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, e ka marrë edhe një herë mandatin nga presidenti Hashim Thaçi për formimin e qeverisë.

Në këtë mënyrë, sipas kryetarit të Gjilanit, i pari i VV’së mund të krijojë qeveri gjithëpërfshirëse.

“Kurti mund t’i thërras partitë politike dhe të krijojë qeverinë gjithëpërfshirëse”, tha Haziri.

“Ne si LDK favorizojnë qeverinë gjithëpërfshirëse ku hyjnë në pjesëmarrje shumica nëse jo të gjitha partitë parlamentare…”, shtoi ai i ftuar në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

“Nëse Kurti e merr besimin e qeverisë gjithëpërfshirëse ai mund të çojë mandatin deri në fund”, theksoi Haziri.

“Qeveria e madhe e tillë sigurisht që do të menaxhohej nga VV’ja”, theksoi Haziri.

Lutfi Haziri nuk e përjashton mundësinë e partneritetit LDK-VV në të ardhmen

04/23/2020 15:20

As Lutfi Haziri nuk mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, ku u vendos për kandidatin për kryeministër!