Lajme

Kurti merr vendim për heqjen jo të plotë të taksës ndaj Serbisë

02/27/2020 18:45
nga:Norë Kelmendi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marrë vendim që të heqë tarifën e vendosur ndaj Serbisë për mallrat serbe, vetëm për lëndën e parë që importohet nga ky shtet.

Po ashtu Kurtit tha se nëse pala serbe  e ndal fushatën e ç’njohjeve, at’herë taksa do të hiqet komplet nga 1 prilli në afat prej 90 ditësh.

“Duket qartë se nuk kemi orar të kufizuar të punës pas takimeve me odat e ndërmarrësve vendos e sidomos me prodhuesit tanë, kam ardhur tek ky qëndrim sa i përket tarifës si qeveri e Kosovës gjatë javës së ardhshme do të merret vendim nga data 15 të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia, ftojmë Serbinë se si përgjigje ndaj këtij vendimi të zotohet që do ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës, nëse pala serbe zotohet ti bëj këto, at’herë që nga 1 prilli hiqet komplet taksa për periudhë prej 90 ditësh. Në rast se Serbia nuk e përfillë vullnetin e mirë të Qeverisë së Kosovës dhe nuk e pushon fushatën jo miqësore, atëherë qeveria e Kosovës, me fillim nga data 1 prill do të nisë me principin gradual të reciprocitetit. Në rast se pala serbe nuk reflekton pas 90 ditësh atëherë qeveria er Kosovës, me fillim nga Qershori do ta rikthejë tarifën për Serbinë”, tha Kurti.

06/01/2020 18:59

Qeveria e Kurtit i reagon Gjykatës Kushtetuese: Po bie në kundërshtim me vetveten!