Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarës së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se: “Kryeministri Kurti po krijon batuta pa kripë për t’i mbuluar dështimet qeverisë”.
Bajqinovci në një prononcim për GazetaBlic thekson se, një konstatim i tillë është i kotë.
Madje sipas Bajqinovcit, po tregohet mungesë e ideve bazike të opozitarizmit.
“Ky është konstatim i kotë, klishe dhe është në vazhdën e një konstelacioni të opozitës e cila çalon nga mungesa e ideve bazike të opozitarizmit”, deklaroi Bajqinovci për GazetaBlic.
Lajçaku takohet edhe me komunitetit ndërkombëtar, informohet për punën në terren