Sot mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Mbledhja do të mbahet nga ora 15:00.
Në këtë mbledhje pritet votimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, për çka dje njoftoi kryeministri Kurti në konferencën për media me ministrin Murati.
Po ashtu, ai dje njoftoi se qeveria do t’i rris pagat nga 55 euro nga janari, ndërsa 110 euro nga muaji korrik.
Kjo u kritikua nga opozita e shoqëria civile, pasi po bëhet në kohë zgjedhjesh.