Lajme

Kurti: Le të festojmë e të anojmë kah e drejta, e mira dhe e vërteta

06/04/2019 08:18
nga:FL.B

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka uruar festën e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se duhet anuar kah e drejta, kah e mira, kah e vërteta, kah e mbara, kah e bukura.

Postimi i plotë:

Pas agjërimit të përditshëm në Ramazan dhe bashkimit të rregullt për Iftar erdhi festa e përbashkët e Fitër Bajramit. Urime e me gëzime!

Vetëpërmbajtja individuale përgjatë një muaji, sakrifica vetëmohuese e kalitja shpirtërore vazhdohen me shumë solidaritet për ata që kanë më pak. Festa është e të gjithëve kur është për të gjithë.

Me dashuri rreth sofrës së përbashkët, plot shpresë në zemra që agjërimi të jetë i pranuar, e me dorën e zgjatur të përkrahjes për të varfërit me fat Fitër Bajramin!

Sivjet dhe sot, Fitër Bajrami përputhet me ditëlindjen e Mulla Idriz Gjilanit i cili e shkriu jetën e vet për leximin dhe mësimin, për shkollimin e brezave, derisa ra dëshmor në betejë për liri e për bashkim kombëtar këtu e 70 vjet më parë.

Le të festojmë sepse le të anojmë kah e drejta, kah e mira, kah e vërteta, kah e mbara, kah e bukura.

08/24/2019 15:19

Në Skenderaj u zhvesh, por në plazh Fjolla Morina mbulohet kokë e këmbë