Lajme

Kurti: Kosova në top 10 shtetet me rezultatet më të larta në indeksin e ligjit dhe rendit

09/27/2024 22:25
nga:Mergim Rreci

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar të dhënat e kompanisë amerikane Gallup, sipas të cilave, Kosova është e teta në listën e vendeve ku më së shumti respektohet ligji dhe rendi.

Të dhënat kanë dalur në Raportin e Sigurisë Globale.

Sipas Kurtit, Kosova është renditur po ashtu në top 10 shtetet ku qytetarët ndjehen më të sigurt për të ecur vet gjatë natës.

“Kjo është një tjetër dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional, veçanërisht viteve të fundit, dhe rezultat i punës së shkëlqyeshme të institucioneve të sigurisë dhe besimit të qytetarëve tanë ndaj tyre” ka thënë Kurti në postimin e tij.