Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për situatën në Ukrainë duke thënë që qeveria mbështet sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të këtij vendi.
“Padyshim, që mbështet sovranitetin pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe sikurse deri më tani edhe në vijim do të jemi përherë të bashkërenduar me BE-në, SHBA-në dhe NATO-n”, ka thënë Kurti gjatë seancës së sotme të Kuvendit.
Lidhur me këtë çështje, edhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se Qeveria duhet ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të situatës së krijuar në Ukrainë.
Sipas tij, në rast nevoje, Kuvendi duhet të miratojë rezolutë për tensionet në kufirin e Ukrainës që mund të përfundojnë me luftë.