Kryeministri Albin Kurti, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën që kanë ofruar në luftën kundër COVID-19.
Ai në ceremoninë e pritjes së kontigjentit të vaksinave që është ardhur sot në Kosovë nga ky shtet ka thënë se janë duke u përballur me valën më dramatike të COVID-19.
“Tani kur po përballemi me valën me dramatike të variantit Delta, kanë arritur kontigjenti me 35 mijë e 100 doza nga 500 mijë sosh sa do vijnë nga ky donacion. Jemi mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e solidaritetin që është duke u treguar nga miqtë dhe aleatët, ShBA-të”.
“Në emër të Qeverisë dhe qytetarëve i falënderojmë të gjithë ata që janë duke kontribuar në aleancën COVAX, për përkrahjen e dhënë për Kosovën që nga marsi dhe për vazhdimin e kësaj përkrahje”, ka thënë Kurti.
Kurti ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit.