Lajme

Kurti konfirmon darkën me Borrellin me 18 Maj dhe rinisjen e dialogut në Qershor – Paraprakisht bisedimet me opozitën

05/07/2021 16:52
nga:M K

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar darkën e punës me datën 18 të këtij muaji me Borrellin dhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, tha se dialogu do të rinisë në Qershor, kurse shtoi se paraprakisht do të bisedojë me opozitën, përcjell GazetaBlic.

“Takimi i 11 Majit nuk mbahet ashtu siç është paralajmëruar. E kemi lënë që takimi i tillë të mbahet diku në muajin Qershor, por do të njoftoheni të gjithë. Temat e diskutimit mund të vijnë në shprehje vetëm kur të pajtohen të dyja palët. Gjithashtu do të flasim me partitë opozitare.

Shto këtu, duhet të ketë edhe një lloj radiografie të gjendjes së dialogut të deritanishëm”, tha ndër të tjera Kurti.

LEXO EDHE:

Albin Kurti: Do ta rrisim pagën minimale në 250 euro

/GazetaBlic/