Lajme

Kurti-komisionerit Hahn: Mosliberalizimi i vizave është e drejtë e mohuar!

3 vite më parë
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në ditën e parë të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, tha se Kosova ka shënuar përmirësim të madh të indikatorëve ekonomikë gjatë vitit të kaluar.

“Ekonomia e vendit i është përgjigjur pozitivisht qeverisjes sonë të mirë.Të hyrat vjetore janë rritur, qarkullimi vjetor i bizneseve është rritur, gjithashtu eksportet dhe investimet e huaja, tha kryeministri, thuhet në komunikatë.

Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave, Kurti përsëriti faktin, që edhe është evidentuar tashmë në raportin e Komisionit Evropian, se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave.

“Mos liberalizimi tanimë është e drejtë e mohuar. Përmirësimet në indikatorët ekonomikë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe politikat reformiste në sistemin e drejtësisë dhe administratë publike e bëjnë Kosovën më meritore për mbështetje edhe më të madhe financiare nga Bashkimi Evropian”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ndërkaq, komisioneri Hahn tha se Bashkimi Evropian, përveç tjerash do të përkrahë teknikisht dhe financiarisht në projektet për arsim dhe aftësim profesional.