Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media pas darkës tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Borrell.
Duke folur për vaksinat Kurti ka thënë se në muajt në vijim mundësia për të siguruar më shumë vaksina është rritur.
“Me hyrjen e muajit maj dhe qershor janë rritur mundësitë për të marrë më shumë vaksina. Unë jam i bindur që këtë vit do të arrijmë të vaksinojmë 60% të popullsisë”, tha ai.
Kurti pret që gjatë verës me ardhjen e mërgatës do të përmirësohet edhe ekonomia e Kosovës.
“Diaspora do të na ndihmoj në një ripërtërirj nga pandemia, pasi nuk është në pyetje vetëm shëndeti i popullsisë por edhe shëndeti në aspektin socio-ekonomik”.
Duke folur për vizat, Kurti ka thënë se shpresa më e madhe është te Gjermania, por nuk ka dhënë garanci për liberalizim të shpejtë të vizave.
LEXO EDHE:
Kurti “thumbon” Vuçiqin: Kemi kriminelë të luftës në institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor