Lajme

Kurti iu shpreh ngushëllime familjarëve të dy viktimave nga covid-19

04/06/2020 18:42
nga:Norë Kelmendi

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka telefonuar familjarët e dy viktimave të shënuara sot nga virusi Corona për t’u shprehur ngushëllimet.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu.

Ai ka thënë se ndajnë dhimbjen me familjet e S.N. nga Prishtina dhe atë të N.R. nga Prizreni.

Kryeziu bëri thirrje që qyetatrët të iu përmbahen udhëzimeve të Qeverisë dhe të parandalojnë përhapjen e covid-19.

Postimi i plotë:

Sot gjatë ditës, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka telefonuar familjarët e dy viktimave të shënuara sot nga virusi Corona për t’u shprehur ngushëllimet më të sinqerta.

Ne të gjithë, së bashku, ndajmë dhimbjen me familjet e S.N. nga Prishtina dhe atë të N.R. nga Prizreni. Ky lajm i hidhur, le të jetë thirrje më e zëshme për disiplinë dhe respektim të këshillave të ekspertëve shëndetësor. Këto këshilla janë në të mirë të secilit prej nesh, atyre për rreth nesh dhe shëndetit publik të përbashkët.

Asnjëri nga ne nuk jemi imun ndaj virusit Corona, andaj edhe të gjithëve na takon përgjegjësia që ta ndalojmë përhapjen e tij. Ju lutemi rrini në shtëpi, mbani distancën e rekomanduar dhe kujdesuni për higjienën tuaj.

Sot gjatë ditës, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka telefonuar familjarët e dy viktimave të shënuara sot nga virusi…

Publiée par Perparim Kryeziu sur Lundi 6 avril 2020

06/01/2020 18:59

Qeveria e Kurtit i reagon Gjykatës Kushtetuese: Po bie në kundërshtim me vetveten!