Lajme

Kurti: Isa Mustafa më ka dërguar letër, më ka thënë kur të kalon koronavirusi, ne dalim nga qeveria

03/25/2020 16:14
nga:Norë Kelmendi

Po vazhdon debati në Kuvendin e Kosovës, në seancën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Kryeminsitri i vendit, Albin Kurti, u ka thënë deputetëve se Isa Mustafa i ka shkruar Kurtit letër, duke i thënë se kur të kalon gjendja nga koronavirusi, LDK-ja tërhiqet nga qeveria për shkak të taksës.

“Nuk ka tension për shkak trë qëndrimeve se për shkak të gjuhës unë do duhej që Veliun ta shkarkojë kur më ka quajtë antiamerikan, për shkak të gjuhës dhe komunikimit nuk ndodhë thyerja, para se me ndodhë edhe ideja për shpallje të jashtëzakonshme mu m’ka dërgu letër Isa Mustafa që kur të kalon koronavirusi, ne dalin nga qeveria për shkak të taksës. LDK-ja ka pasur të dalë më herët edhe sikur mos të ishte virusi korona”, tha Kurti.

Kurti: Jam ulur me Thaçin si kryeministër, si kryetar i VV-së, nuk do të qëndroja me të

Seanca për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti

Seanca për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti#FacebookLive

Publiée par GazetaBlic sur Mercredi 25 mars 2020

03/29/2020 14:58

Kurti: Presidenti të mendojë për datë të zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga VV