Lajme

“Kurti ia garanton Vjosa Osmanit votat edhe për një mandat, dyshoj për LDK-në”

01/20/2026 23:30
nga:Genita C

Eugen Cakolli nga KDI në RTV21 ka komentuar strategjinë elektorale të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit. Cakolli shtoi se Kurti synon të garantojë votat e partisë së tij dhe ato të komuniteteve për Vjosa Osmanin për një mandat të dytë, duke e vendosur atë si palë kryesor në negociatat me partitë e tjera.

“Kurti do t’i garantojë votat e partisë së tij dhe votat e komuniteteve Osmanit për një mandat të dytë, dhe do të kërkojë që ajo të jetë pala për negociatat me partitë e tjera. Dyshoj se LDK-ja do të qëndrojë e prerë dhe do të shkojë të përçarë atje,” tha Cakolli.

Ai paralajmëron se kjo situatë mund të sjellë ndarje dhe përçarje brenda LDK-së.