Nga AAK-ja përsëri kanë deklaruar se e vetmja mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje është shkarkimi i Qeverisë ose dorëheqja e Kurtit.
Kështu kanë deklaruar nga vetë ata në një përgjigje për GazetaBlic.
“Zgjedhje të parakohshme vetëm përmes shkarkimit të qeverisë ose dorëheqjes së Kurtit”, tha Lulëzim Blaka, zëdhënësi i AAK-së.
Kujtojmë se, pas takimit me Memli Krasniqin, Kurti kishte deklaruar se është i interesuar që të diskutojë me opozitën për caktimin e një date se kur do të mbaheshin zgjedhjet e reja. Sipas tij, zgjedhjet do të ishte mirë që të mbaheshin në pranverë ose në vjeshtën e këtij viti.
Dy partitë e tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë refuzuar që të takohen me Kurtin.
Por, Kurti ka zhvilluar edhe një takim lidhur me çështjen e zgjedhjeve edhe me drejtuesit e dy partive më të vogla, që janë pjesë e Qeverisë aktuale: Donika Gërvallën dhe Faton Pecin nga partia Guxo, dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa.
Humolli: Nëse Kosova i dorëzohet miqëve të Serbisë, atëherë shpërbëhet Kuvendi
Shpërndarja e mundshme e Kuvendit, flet Duda Balje: Ky është qëndrimi i saj