Lajme

Kurti i ashpër: Krimi i organizuar e ka vetëm bishtin në Karaçevë, koka është në Prishtinë

09/19/2020 14:33
nga:F K

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në konferencë për media ka thënë se krimi i organizuar e ka vetëm bishtin në Karaçevë, pasi koka është në Prishtinë

Kurti ka përgëzuar policët për aksionin e mbrëmshëm në Karaçevë, derisa ka thënë se duhet të vazhdohet.

“I përgëzoj policët për aksionin e djeshëm. Fillimi nuk është mbarim. Tani duhet të vazhdohet tutje. Nëse i mbrëmshmi ka qenë krim i madh, atëherë e kane kapur vetëm për bishti. Koka është diku tjetër, ndoshta në Prishtinë. Sistemi ynë i drejtësisë përgjithësisht dështon në luftimin e krimit sepse nuk i kap kokat. Nuk vazhdon procesi me hallkat e tjera të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë”, ka thënë Kurti.

Ai ka kërkuar që të ketë prani të përhershme në Karaçevë.

“Krimi i organizuar në Karaçevë nuk e ka kokën në Karaçevë. Pas aksionit të mbrëmshëm nevojitet prani e përhershme e policisë në Karaçevë. Mbrëmë kemi parë një fillim i cili është shokues për nga numri i policëve të arrestuar. Ka ngelur edhe shumë për t’u bërë. Ka pasur aksione spektakolare edhe më herët por nuk kanë rezultuar me dënime”, ka thënë Kurti.

Dihet që numri më i madh i kriminelëve të paqes për metër katror në Republikën e Kosovës është në Prishtinë. E tash nëse luftojmë korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar si bëhet se ka kaq shumë zellë për të vrapuar në Zubin Potok e në Karaçevë e jo në Prishtinë. Kriminelët e mëdhenj janë fatkeqësisht në kryeqytet, prandaj për mua është absurde që ka kaq shumë zell për të shkuar larg kryeqytetit, ku për bindjen time, janë kokat e krimit”, ka thënë Kurti.

Ai thotë se këto i kanë denoncuar pa fund dhe qytetarët i kanë dëgjuar përmes “Pronto I e II” e me radhë.7

 

Kurti përgëzon policët për aksionin në Karaçevë, konfirmon se nuk dha leje për ndërhyrje sa ishte Kryeministër

 

LIVE: Albin Kurti në konferencë për media

Publiée par GazetaBlic sur Samedi 19 septembre 2020

 

09/24/2020 09:33

Parashikimi i Shkëlzen Maliqit: Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmani nuk marrin më shumë se 40% të votave