Lajme

Kurti: Hashim Thaçi nuk ka autorizim të nënshkruaj marrëveshje me Serbinë

03/02/2020 13:04
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë në Kuvendin e Kosovës se presidenti i Kosovës nuk ka autorizim e as fuqi për nënshkrimin e as implementimin e marrëveshjes finale Kosovë – Serbi.

Sipas tij gjërat kanë ndryshuar pas 6 tetorit dhe se Presidenti i Kosovës nuk ka kompetencë për këtë çështje.

“Deklaroj se Presidenti i vendit Thaçi nuk ka autorizim për të nënshkruar marrëveshjen dhe nuk ka fuqi implementuese për çfarëdo marrëveshje që ai e imagjinon, kjo nuk do të ndodh”, ka thënë Kurti.

Ai është zotuar në Kuvendin e Kosovës edhe për një çështje tjetër.

“Ju garantoj se tashmë kemi qeveri të re dhe nuk do të ketë shkëmbim territorial të Kosovës..”, ka thënë Kurti, shkruan GazetaBlic.

Seancë e jashtëzakonshme për heqjen e taksës 100%

Seancë e jashtëzakonshme për heqjen e taksës 100%

Publiée par GazetaBlic sur Lundi 2 mars 2020

 

Albin Kurti nuk tërhiqet as përballë amerikanëve e as përballë Isa Mustafës: Serbisë do t’i vendosim reciprocitet të plotë