Lajme

Kurti: Glauk Konjufca nuk jep dorëheqje

02/02/2020 10:12
nga:B. D

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, në konferencën e jashtëzakonshme për medie ka thënë se Glauk Konjufca nuk do të jep dorëheqje, shkruan GazetaBlic.

Kurti tha se Konjufca nuk jep dorëheqje, por që do të jetë pjesë e ekzekutivit në Qeverinë Kurti.

“Ne jemi dakorduar që kryetari i Kuvendit e propozon VV kandidatin e LDK-së dhe në këtë mënyrë ecim përpara”, njoftoi Kurti.

“Nuk do të jap dorëheqje kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ai do të vij në ekzekutiv dhe është e vërtetë se ka pas zgjatje për shkak të interesimit të madh sepse qytetarët kanë nevoja të mëdha, do të bëjmë reforma”, tha ai.

“Ne nuk jemi vonuar siç është dukur në formimin e qeverisë sepse deri më 26 dhjetor ka qenë e pamundur të bëjmë diçka më herët dhe Kushtetutë më jep afat 15 ditë për krijimin e Qeverisë”, shtoi ai.

Drejtpërdrejt nga konferenca e Albin Kurtit dhe Isa Mustafës

Drejtpërdrejt nga konferenca e Albin Kurtit dhe Isa Mustafës

Publiée par GazetaBlic sur Dimanche 2 février 2020

05/28/2020 22:13

Konjufca: Po presim edhe mendimin e Komisionit të Venecias për dekretin e presidentit