Lajme

Kurti: Gjatë viteve ’98-‘99, dhuna seksuale është përdorur si mjet lufte nga Serbia në Kosovë

09/12/2024 15:06
nga:G C

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia në luftën e fundit në Kosovë dhunimet i ka përdorur si një mjet lufte.

Në Klan Arena, i pari i ekzekutivit kosovar është shprehur se duhet adresohen këto krime të luftës, dhunimet seksuale.

“Në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 dhuna seksuale është përdorur si mjet lufte nga Serbia, që ka lënë pasoja të thella e të gjera, tek individi, familja, shoqëria dhe mbarë populli. Andaj, na përket të gjithëve adresimi i këtyre krimeve të luftës që të mund ndërprejmë efektin shkatërrues të kësaj armë”, ka thënë Kurti.

Ndër tjera, Kurti është shprehur: “Republika e Kosovës qëndron në krahë të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, e përkushtuar për mbështetje institucionale për adresimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë”.