Lajme

Kurti falënderon Blinken për vaksinat: Shembull tjetër i aleancës sonë të qëndrueshme

08/20/2021 22:36
nga:M K

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë Kosovës duke i dhuruar 35 mijë vaksina.

Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter tha se ky është një shembull i aleancës mes dy vendeve.

“Faleminderit @SecBlinken për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj. Një shembull tjetër i aleancës sonë të fortë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se sot Kosova ka pranuar kontingjentin e parë prej 35 mijë vaksinave nga 500 mijë sa janë ndarë në total nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën.