Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.
Zëvendësministrat e emëruar janë:
Z. Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,
Z. Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes,
Znj. Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
Z. Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 15 zëvendësministra.
Ramush Haradinaj: U detyrova me i çu mesazh Albin Kurtit edhe me i thanë: a po rrin rehat?!
Ramush Haradinaj: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë blerë vota nga Lista serbe
Gjinovci me kritika të rënda ndaj Vitisë: Për ministër të padijshëm e që të mbyllë, ja ku jam unë