Lajme

Kurti e konfirmon dërgimin e letrës tek Trumpi dhe Pompeo

03/02/2020 19:50
nga:E Sh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë publike letrat që i ka dërguar presidentit të SHBA’së, Donald Trump, dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

Kurti ka publikuar letrat në rrjetin social Twitter.

“Sot i kam shkruar një letër Presidentit të SHBA’së, Ekselencën e tij Z. Donald J. Trump dhe Sekretarit të Shtetit, Ekselencën së tij Z. Mike Pompeo, në përkushtimin e tyre ndaj qeverisë së re në Kosovë”, ka thënë Kurti.

“Ne e pranojmë që për dy vitet e fundit ka pasur keq koordinim midis përfaqësuesve të Kosovës në lidhje me rolin, interesat dhe qëllimet e Kosovës në dialog me Serbinë, si dhe mungesë të qartësisë se kush flet për Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe në tryezën e bisedimeve”

“Kjo do të përfundojë nën qeverinë time. Qeveria ime dhe unë si Kryeministri i saj kemi mandatin, vullnetin politik, si dhe detyrën kushtetuese për të marrë përsipër përgjegjësi të plotë dhe ekskluzive për udhëheqjen e këtij procesi dhe përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik”, shtoi ai.

09/30/2020 23:38

Haxhiu: Kurti s’kishte guxim të shkojë në Shtëpinë e Bardhë edhe pse kishte ftesë