Lajme

Kurti: “E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna”

05/27/2023 20:36
nga:Astrit Gashi

Tensionet u krijuan gjatë asistimit nga ana Policisë së Kosvës të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet e komunave përkatëse.

Këto tensione e kanë vënë Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin, Albin Kurti në qendër të kritikave që nga Depratamenti i Shtetit, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shtetet e QUINT-ti, e, të shumë analistë në Kosovë.

Teksa, Kurti vetëm pas gati 24-orësh prononchet për media rreth kësaj ngjarje, këtë e bën për RTV Duakgjinin, para një takimi me ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe kryetarin e Pejës, të ftuar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.

Pavrësisht kritikave të shumta që mori (nga ShBA e partnerët e saj) Kurti ka thënë se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe “mirë po shkon puna”, edhe pse, Blinken, ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri të vendit, duke i bërë thirrje Kurtit, që të ndalojë menjëherë këto “masa të dhunshme”.

“E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna”, ka thënë Kurti.