Lajme

Kurti: Duke u munduar të na rrëzoj ne, ai do ta rrëzoj veten, dhe atë në pakthim

04/22/2020 20:43
nga:Norë Kelmendi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka theksuar se presidenti dhe partitë po krijojnë standard të dyfishtë, sa i përket situatës pas mocionit të rrëzimit të Qeverisë, raporton Gazeta Blic.

“Duke u munduar të rrëzoj ne, ai do ta rrëzoj veten, dhe atë në pakthim”, tha ai.

Kurti ka theksuar se “sot ishin mbledhur bashkë një klasë e stërvjetëruar politike, që kishin frikë nga zgjedhjet”.

Ai tha se synim dhe prioritet kryesor e ka luftimin e pandemisë me koronavirusin.

Kurti ka ripërsëritur se me këtë vendim të sotëm të presidentit, edhe më shume është thelluar kriza politike në vend.

Ai ka theksuar se rruga e vetme kushtetuese do të ishte, shpërndarja e kuvendit dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja pas pandemisë.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i pyetur se a do ta lëshojë karrigen e kryeministrit nëse formohet Qeveria e re pa VV, ai tha se qeveria e re do të formohet vetëm përmes zgjedhjeve.

“Qeveria e re do të formohet vetëm pas përfundimit të pandemisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja”, tha kryeministri në detyrë, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, çdo vendim tjetër, është devijim nga vullneti i qytetarëve, dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Ai tha se do ta përcjellin me kujdes se çka do të ndodhë ditëve në vijim, dhe varësisht nga zhvillimet edhe do të veprojnë.

Tutje Kurti ka parlajmëruar se shumë shpejt do të formohet një qeveri e re pa zgjedhje, dhe se mandatin do t’ia jap asaj force politike që e ka shumicën parlamentare

LIVE: Konferencë Albin Kurti

Publiée par GazetaBlic sur Mercredi 22 avril 2020

Albin Kurti: Presidenti Thaçi e shkeli Kushtetutën, do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese

06/04/2020 23:26

Thaçi: Sikur t’i pranonte këshillat e mia, Kurti sot do të ishte në zyrën ku ka qenë!