Lajme

Kurti: Do të ketë kapitull të ri të dialogut, në Korrik do të takohemi sërish!

07/01/2021 20:58
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dialogu vazhdon të mbetet si prioritet i katërt.

Ai tutje ka thënë se ky dialog ka degjeneruar 10 vitet e fundit, me konsesione të shumta, disa prej të cilave ranë edhe poshtë nga gjykata kushtetuese, përcjell GazetaBlic.

“Për të qenë të saktë, unë kam thënë se dialogu është prioriteti i 5, 6 dhe 7. Por, tani është e vërtetë, kam bërë një përjashtim, tani radhitet i katërti.

Për mua dialogu është i rëndësishëm, por po them prapë, nuk është i pari. Tash, është diçka tjetër që vëmendja më e madhe mediale është atje. Dialogu tash e dhjetë vjet buron nga rezoluta e përgjithshme e OKB-së dhe ka katër qëllime.

Paqja

Bashkëpunimi

Perspektiva europiane

Përmirësimi i jetës së qytetarëve

Andaj, do të ketë kapitull të ri të dialogut, ku tani në Korrik do të takohemi sërish”, tha ndër të tjera Kurti në RTK.

Kryeministri Kurti: Besueshmëria në institucione, asnjëherë më e lartë sesa tani!

/GazetaBlic/