Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e quajti demagog e hipokrit kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Gjatë fjalimit të saj në Kuvend, ajo deklaroi se Kurti në qeverinë e tij nuk do kuadro, por ‘sahanlëpirësat që mund t’i kontrollojë 100 përqind’.
“Kemi të bëjmë me një demagog e hipokrit. Edhe fëmija në djep e ka kuptuar që kjo qeveri është e gabuar”.
“Flirtohet me shtete që e kontestojnë pavarësinë tonë, ndërsa acarohen raportet me aleatët tanë”.
“Të gjitha punësimet, shpërndarja e fondeve, emërtimet e përkohshme mbajnë vulën e pastër të nepotizmit”.
“Në këtë 100 ditësh, kjo qeveri ka ofruar dëshmi se janë të paaftë, improvizues dhe shkatërrues”, deklaroi Musliu.