Lajme

Kurti deri nesër ka afat për t’iu përgjigjur “ultimatumit” të Grenell për heqjen e taksës 100% dhe për rinisjen e bisedimeve me Serbinë

02/26/2020 14:49
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka afat deri nesër për t’iu përgjigjur “ultimatumit” të ambasadorit Grenell, për çështjen e taksës 100% ndaj mallrave nga Serbia.

Kështu thonë burime të Gazetës Blic brenda Qeverisë së Kosovës.

”Albin Kurti, si shef i Qeverisë ka vetëm deri nesër afat për t’iu përgjigjur ambasadorit Grenell për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut me Serbinë”, tha ky burim i Gazeta Blic brenda Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, në një konferencë që pati me gazetar pas ‘zbulimit’ të marrëveshjes sekrete të nënshkruar më 2013 ndërmjet Hashim Thaçit dhe sekretarit të NATO-s, Rassmusen, Kurti ka potencuar se do të vendos reciprocitetin ndaj Serbisë.

E sa i përket heqjes së taksës, ai nuk tha shume para gazetarëve.

“Me odën ekonomike kemi biseduar shumë çështje të rëndësisë bilaterale dhe fokusi ynë nuk ka qenë tarifa. Po më vjen keq që po më duhet t’i përsëris prioritet tona që mos të krijohet përshtypje se kryefjalë e politikës tonë është Serbia, kemi shumë çështje të pazgjidhura por kjo nuk e ndryshon agjendën tonë qeveritare”, thotë ai.

Kryeministri shton se është njoftuar nga Oda Ekonomike se ekziston një numër i shkeljeve.

“Unë u njoftova se ekziston një numër i madh i shkeljeve përmes barrierave tarifore, që janë më shumë sporadike se sa sistemike. Përveç një dokumenti Serbia nuk pranon asnjë dokument tjetër, dhe reciprociteti nuk është për hakmarrje dhe as për inati por se ne ndihemi të diskriminuar dhe duam barazi. Vjen nga koncepti i barazisë dhe është përbrenda marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kushtetues. Është gjëja më normale më e natyrshme.

Reciprociteti do të duhej të ishte sikur uji dhe ajri ynë, por, kur je shumë i shtypur atëherë reciprociteti ngjan edhe radikal, nuk është e vërtetë, nuk e bëjmë për inat të Serbisë por për hir të vetes tonë. Duhet t’i mbrojmë interesat e shtetit”, thotë ai.

Ndërkohë, opozita ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit kundër heqjes së taksës ndaj mallrave serbe.

E thotë Albin Kurti: Kështu më ra në dorë marrëveshja sekrete Thaçi- Rasmusen

Sidoqoftë, kryeministri i vendit sot e ka publikuar marrëveshjen e nënshkruar më 2013 ndërmjet ish- kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish- sekretarit të NATO-s, Rassmusen. Këtë marrëveshje Kurti e ka quajtur sekrete.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka deklaruar se tash presidenti i vendit, Hashim Thaçi sa ishte në krye te qeverisë e kishte fshehur marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013-të.

“Atë ditë nuk kishim një marrëveshje në Bruksel por dy. Ishte një mes ish-kryeminsitrti Thaci dhe Daciq dhe tjetra që ishte zotim I njëanshëm të ish-kryeminsitrit tash President në lidhje me Kosovës që pa dakordim paraprak nuk do shkojë në pjesën veriore të Kosovës pa dakordim me KFOR-in.

Për ne është shumë e rëndësishme të marrim vesh se kush e ka kërkuar një gjë të tillë. Nuk besojmë se Brukseli e ka kërkuar. Ne besojmë se e ka kërkuar Serbia por kjo duhet të shqyrtohet.

Sot kemi përkujtimin e Adem Demacit dhe Astrit Deharit por kjo ditë shënon edhe presidencën e z thacit. Para se të shkonim në konferencën e Mynihut jam përpjekur të takohem me Thacin që të dakordohemi dhe në mënyrë të vazhdueshme jam përpjekur të takohemi që të mos kemi kakofoni të zërave. Kosova ka qeveri që ka dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Dialogun do ta përgatisim mirë por atë do ta udhëheqë unë.

Fshehja e një marrëveshje të tillë, ku ne kemi menduar se ka vetëm një marrëveshje, ka pasur dy, është shkelje flagrante e drejtësisë. Dua të theksoj qëndrimit onë për partneritet me NATO-n e KFROin. Nesër kam takim me komandantin e KFOr-it.Shqetësimi jonë ka të bëjë me një zotim të njëanshëm të ish Kryeminsitrit. Kur është ratifikuar marrëveshja Thaci-Daciq, deputetët nuk e kanë ditur që ka pasur 2 marrëveshje. Në këtë mënyrë deputetët janë vënë në lajthitje” tha Kurti para gazetareve.

Albin Kurti: Thaçi fshehu marrëveshjen, bëri shkelje flagrante të drejtësisë

03/27/2020 22:41

‘Lajmërohet’ Haki Abazi: Grenell ka mundësi të mos e ketë parë marrëveshjen e Vuciqit dhe Thaçit